Presentations & Public Speaking

SHANSI I HUMBUR

Description
SHANSI I HUMBUR
Published
of 2
All materials on our website are shared by users. If you have any questions about copyright issues, please report us to resolve them. We are always happy to assist you.
Share
Transcript
  SHANSI I HUMBUR   Në vitin 1856, përpara Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, u paraqit një çështje mjaft erëndësishme, çështja e shekullit. Ajo kishte të bënte me padinë e një skllavi me ngjyrë, i cilikërkonte lirinë dhe të drejtat qytetare për shkak se pronarët e tij e kishin çuar në një territor qënjihej si “i lirë”, referuar Marrëveshjes së Misurit, të vitit 1820. Në jurisprudencën e kësajgjykate çështja njihet si Dred Scott kundër Sandford. Në një vendim të dhënë me shumicë (7 – 2), më 6 Mars 1857, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi kundër paditësit. Ajo ushpreh se: “Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara nuk i skiconte të drejtat qytetare për njerëzit mengjyrë, pavarësisht faktit nëse ishin të lirë apo skllevër, dhe për këtë shkak të drejtat dhe privilegjet që ajo akordonte për qytetarët amerikanë nuk mund të zbatoheshin për ta”.Ky vendim kontrovers shënon ndoshta pikën më të ulët të Gjykatës së Lartë të Shteteve tëBashkuara, të këtij institucioni, që disa dekada më parë, kishte bërë epokë nën drejtimin e JohnMarshall. Ai shënoi një dobësim të legjitimitet dhe reputacionit të të gjithë pushtetit gjyqësor, në përgjithësi, dhe të vetë gjykatës, në veçanti. Ai ishte një shans i humbur, një shans për të hyrë nëhistori dhe për tu kujtuar si gjykata që hoqi skllavërinë. Dhe këtë shans e kapi politika. Tetë vitemë vonë, me përpjekjet e paepura të Presidentit Abraham Linkoln, më 31 Janar 1865, u miratuaAmendamenti XIII i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara që e abrogonte skllavërinë. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi politika nuk i humbet kurrë shanset që i paraqiten. Por edhenëse i lë një herë që t’i ikin ajo mund ta rikthejë sërish mundësinë për t’i kapur shanset ehumbura, ndryshe nga gjyqësori, të cilit ndoshta mund të mos i vijë më kurrë i njëjti shans.Gojët e liga thonë se gjykata, në këtë vendim, u ndikua nga Presidenti i asaj kohe, JamesBuchanan. Kjo ka pak rëndësi. Ajo që është thelbi i kësaj ngjarje është humbja e shansit për turiafirmuar si një degë e pushtetit e barabartë me dy të tjerat, madje që garon me to në ndërtimin enjë të ardhmeje të ndritshme për vendin. Dhe, për çështjen në fjalë, shembujt nuk mungonin. Jomë larg se tetëdhjetë e pesë vite më parë, më 22 Qershor të vitit 1772, Gjykata Mbretërore eBritanisë, në çështjen Somerset kundër Stewart e kapi shansin që iu dha, ajo e deklaroiskllavërinë si të papajtueshme me të drejtën zakonore (common law) të Anglisë dhe Uellsit.Vendimi epik u dha nga kryetari i kësaj gjykate, Lord Mansfield. Ai do të theksonte në këtëvendim se: “gjendja e skllavërisë, është e asaj natyre sa është e pamundur për tu mbështetur ngandonjë arsye, morale apo politike qoftë”.Po drejtësia shqiptare?Ajo lë përditë shanse për t’i ikur nga duart, refuzon të hyjë në histori, nuk është emancipuar ende për ta konsideruar veten si një pushtet që ndodhet në të njëjtin plan me dy të tjerët, legjislativindhe ekzekutivin. Drejtësia shqiptare nuk ka dalë ende nga kompleksi i inferioritetit, i të qenit njëdegë e ndërvarur nga qendrat politike të vendimmarrjes, kompleks që rrjedh nga regjimi i shkuar.Arsye gjithsecili mund të gjejë. Kuraja profesionale është një nga tre komponentët që duhet ta  karakterizojë një gjyqtar, krahas integritetit dhe profesionalizmit. Në fakt është gjysma që edallon nga zyrtarët e tjerë të shtetit. Dhe kuraja nuk është diçka që mësohet në shkollë, ajokultivohet. Të kesh kurajë nuk është ndonjë akt heroik, edhe pse perceptohet si i tillë, ështëthjesht dhe vetëm të kryesh detyrën për të cilën Kushtetuta të ka ngarkuar, të zbatosh standardetmë të mira të dhënies së drejtësisë, të reflektosh në përmbajtjen e vendimit atë që shoqëriatashmë e ka pranuar dhe bërë pjesë të sajën. Por deri kur kjo të kuptohet shanset do të vazhdojnëtë na humbasin.
We Need Your Support
Thank you for visiting our website and your interest in our free products and services. We are nonprofit website to share and download documents. To the running of this website, we need your help to support us.

Thanks to everyone for your continued support.

No, Thanks
SAVE OUR EARTH

We need your sign to support Project to invent "SMART AND CONTROLLABLE REFLECTIVE BALLOONS" to cover the Sun and Save Our Earth.

More details...

Sign Now!

We are very appreciated for your Prompt Action!

x